Virusi vdekjeprurës/ Kina u kërkon bankave të dezinfektojnë kartëmonedhat

Kina u ka kërkuar bankave dhe institucioneve të tjera huadhënëse që të dezinfektojnë kartëmonedhat dhe t'i mbajnë ato në një zonë të thatë për shtatë ditë, si pjesë e politikave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Udhëzimet u nxorën nga Autoriteti Bankar dhe Sigurimi i Komisionit Rregullator i Bankave dhe Sigurimeve në Kinë, shkruan tgcom24.

Për më tepër, institucioni u kërkoi bankave të pastrojnë me dezinfektues sipërfaqet që preken shpesh nga klientët, siç janë bankomatet.