Mbyllet greva e urisë në Ballsh, u jepen disa rroga punonjësve

Dhjetera punetor te uzines se Ballshit u futen ne greve urie, pasi nuk ishin paguar prej muajsh.

Por 11 dite pas nisjes se greves, ata sot kane dale perkohesisht, pasi kompania u ka kaluar 3 rroga ne banke.

Disa nga naftëtarët shfaqën probleme të rënda shëndetësore, por nuk hoqën dorë nga greva. Madje ata paralajmëruan përshkallëzim të protestës për të cilën thanë se pjesë e saj do të ishin gratë dhe vajzat nëse nuk merrnin asnjë zgjidhje nga qeveria.

Ndërkohë ditën e sotme naftëtarët kanë njoftuar mbylljen grevës së urisë në Ballsh.

Qindra punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh ka protestuar prej kohesh për ndërprerjen e punës në uzinë. 

Shkak për këtë është bërë mos furnizimi i uzinës me naftë bruto.

Edhe pse kane mbyllur greven, naftëtarët paralajmërojnë vazhdimim të protestës për nisjen e punës në Uzinë.