FOTO/ Aktori i mirënjohur shqiptare shtrohet në spital

Arben Derhemi është një ndër aktorët më të njohur shqiptarë. Jeta e tij ka qenë e lidhur pas teatrit e aktrimit dhe në karrierën e tij numërohen shumë role.

Por kohëve të fundit jo çdo gjë po shkon ashtu si duhet.

Arbeni ka kaluar një gjendje jo të mirë shëndetësore. Këtë gjë e ka bërë vetë të ditur vetë aktori i njohur i cili ka postuar një foto nga spitali në Instagram.

Duke falënderuar doktorët Arben Derhemi ka treguar se gjithçka ka kaluar dhe ai fatmirësisht është mirë.

Nuk dihet çfarë ndërhyrjeje i është nënshtruar aktori, por e rëndësishme është që çdo gjë ka shkuar mjaft mirë.