Reforma e dyshimtë: Zgjodhi anëtarët e SPAK-ut, shkarkohet nga detyra

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Besnik Canin, anëtar i Këshillit të Lartë të Lartë të Prokurorisë. Cani është anëtari i tretë i këtij organi që e pëson nga vetingu. KLP-ja mbetet kështu me 10 anëtarë, nga 11 që parashikon ligji.

Shkarkimi i tij ngre pikëpyetje të mëdha mbi Reformën në Drejtësi, sepse pikërisht ai dhe dy kolegët e tjerë të larguar më herët, kanë zgjedhur anëtarët e SPAK-ut  dhe të BKH-së  si dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

Prokurori Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 dhe më pas u zgjodh anëtar i KLP-së.

Problemet nisën kur vendimi i komisionit të vetingut u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe nga Komisioneri Publik për çështjen e pasurisë së tij, aftësinë profesionale dhe etikën, si vendim “kontradiktor dhe jobindës”,  i marrë duke e keqinterpretuar ligjin.