Bonucci: Në disa ndeshje paguan edhe gabimin më të vogël. U ‘zgjuam’ vonë!

Leonardo Bonucci, ka folur pas humbjes 1-0 të pësuar nga bardhezinjtë kundër Lyonit në Champions League.

Mbrojtësi i Juventusit, tha se skuadra e tij gaboi dhe nuk ishte aq shumë agresive.

"Kemi gabuar pjesën e parë", ka thënë Bonucci për Sky Sport.

"Në disa ndeshje paguan edhe gabimin më të vogël. Nuk kemi qenë agresivë sa duhet dhe ky është një problem mentaliteti, duhet të ishim “zgjuar” më herët".

Debat me Matuidi? “I thashë se skuadrën e bëjnë ata që janë jashtë dhe se të gjithë duhet të jenë gati të kontribuojnë. Mund të them se kishte diçka që nuk shkonte as mes titullarëve. Duhet të gjejmë një zgjidhje, këto gjëra bëjnë diferencën".