Zidane pas përmbysjes në minutat e fundit: Ja arsyeja e humbjes së Realit!

Real Madrid është mposhtur në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1-2 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Mbretërve, Zinedine Zidane pranon se ekipi i tij humbi përqendrimin në fund të ndeshjes kundër Manchester Cityt.

“Luajtëm mirë për 75 minuta, dhe jemi të acaruar me këtë humbje,” shprehet ai për gazetarët.

“Gjithsesi, ndeshja zgjat 180 minuta dhe nuk ka mbaruar. Dhamë gjithçka, por na mungoi përqendrimi në dhjetë minutat e fundit dhe u bë shumë e vështirë”, tha Zidane.

"Ne e dimë që ka mbetur edhe gjysma e kësaj përballje dhe tani është e thjeshtë, ne duhet të shkojmë në Man City dhe të fitojmë", përfundnoi ai.

Në minutën e 78' Gabriel Jesus barazon rezultatin 1-1, ndërsa për fitoren e "qytetarëve" mendoi Kevin De Bruyne (83'), i cili realizoi nga penalltia.