FOTO/ Lyon – Juventus, nota befasuese e Ronaldos

Ka përfunduar ndeshja mes Lyon dhe Juventus, e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions League.

Francezët befasuan bardhezinjtë, duke i mposhtur me rezultatin minimal 1-0.

Autor i golit të vetëm në këtë sfidë ishte mesfushori Lucas Tousart. 22 vjeçari realizoi pas një aksioni të bukur nga ana e skuadrës së tij.

Tashmë gjithçka ka mbetur në ndeshjen e kthimit, me Juventusin që do të tentojë përmbysjen.

Tuasart, i cili shënoi golin për Lyon u vlerësua dhe me notën më të lartë 8.2, ndërsa Ronaldo i bardhezinjëve u vlerësua me notën më të dobët 6.0.