Var veten në banesë 58 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një person i ka dhënë fund jetës, duke varur veten.

Vetëvrasja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.

58 vjeçari mësohet se ka varur veten në banesën e tij.

Sipas policisë viktima është gjetur nga familjarët dhe me gjithë ndërhyrjen e tyre për ta shpëtuar nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Pogradec.

Nuk ka ende motive të cilat e çuan 58-vjeçarin drejt aktit ekstrem.