Norvegjia zbulon rastin e parë me koronavirus
Të mërkurën, Agjensia e Shëndetit Publik e Norvegjisë (FHI) tha se një person kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe po mbahej i izoluar në shtëpi, duke shënuar rastin e parë të konfirmuar në vend.
Personi ishte kthyer nga Kina në fund të javës së kaluar, por nuk u shfaq i sëmurë dhe nuk kishte të ngjarë të infektonte të tjerët, tha agjensia.
"Ky person nuk po tregon simptoma por ... u testua pasi u kthye nga rajoni i Kinës ku filloi shpërthimi," tha drejtori i FHI Line Vold një konferencë për shtyp, raporton Reuters.
Sëmundja e cila shpërtheu në Kinë, ka infektuar rreth 80,000 njerëz dhe ka vrarë më shumë se 2.700, shumica dërrmuese në Kinë.