Dëme nga stuhitë në parkun kombëtar/ Një grop e madhe hapet në mes të urës

Një seri stuhish javët e fundit, kanë shkaktuar dëme në përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe shembjen e një ure në një park kombëtar.

Ekipi i Shpëtimit Mountain (MRT) në Parkun Kombëtar Brecon Beacons, i vendosur në Uells, tha të mërkurën se stuhitë e fundit kishin shkaktërruar një urë, e cila rrezikonte të rrëzohej në zonën e Sarn Helen, raporton FoxNews.

Në një foto të ndarë nga ekipi i shpëtimit, një vrimë e madhe mund të shihet në mes të urës, ku duket ujë që rrjedh nën të.

Brecon MRT u bëri thirrje këmbësorëve dhe çiklistëve që të jenë të kujdesshëm kur kalojnë urën për shkak të shembjes.

Ura është e vendosur në një rrugë të vjetër romake, e quajtur Sarn Helen, sipas mediave lokale.