Tentuan të transportonin emigrantë drejt Tiranës, arrestohen dy persona në mbrëmje

Dy persona janë arrestuar në mbrëmje nga Policia e Korçës, pasi kanë tentuar të transportojnë refugjatë drejt Tiranës.

Personat mësohet se janë kapur nga ana e Policisë Kufitare.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me 3 automjete, të cilët janë përpjekur të shmangen nga policia, por nuk kanë mundur, pasi janë kapur në afërsi të Maliqit.

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dalë në një komunikatë për këtë rast.

Emigrantët nga zonat e Lindjes zgjedhin gjithmonë fshatrat e Devollit për të bërë të mundur kalimin nga shteti shqiptar drejt BE.