VIDEO/ Udhëtonte me shpejtësi të lartë, makina del nga rruga, përplaset me trafikndarësen

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mbrëmjes pranë Urës së Dajlanit në Durrës.

Një drejtues mjeti që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe është përplasur fuqishëm me trafikndarësen.

Nga ky aksident nuk raportohen për dëme në njerëz, ndërkohë që siç shikohet edhe nga pamjet filmike të siguruara nga Faxneës, mjeti ka pësuar dëmtime serioze.