Po transportonte gati 1 ton marijuanë me kamion, shoferi nervozohet gjatë kontrollit nga policia

Një kamion me gati 1000 kg marijuanë të fshehur pas një muri të rremë brenda në rimorkio, u zbulua në Brazil të hënën, pasi policia pikasi shoferin e nervozuar, thanë hetuesit.

Policia e Brazilit e ndaloi kamionin në Campo Grande, një qytet në shtetin perëndimor-qendror të Mato Grosso do Sul, thanë autoritetet në një njoftim për mediat, raporton FoxNews.

Kur policia ishte duke kontrolluar kamionin, vuri re "nervozizmin" e shoferit dhe vendosi që të kryejë kontroll më të imtësishëm brenda rimorkios, duke përdorur qen për nuhatjen e drogës, thuhet në njoftim.

Qentë zbuluan 1,202 pako me marihuanë, të cilat peshonin  1997 p (906 kg), të grumbulluara pas një muri të rremë.

Shoferi po merrte dërgesën në shtetin verilindor të Sergipe, që ndodhet në Bregdetin Atlantik, tha policia.

Ai i tha policisë se trafikantët e drogës e paguan 6.800 dollarë për të transportuar drogën dhe 455 dollarë shtesë për të braktisur rimorkiot në të cilën ishte fshehur dërgesa e paligjshme, sipas të përditshmes braziliane Correio Braziliense.

Policia arrestoi shoferin dhe konfiskoi ngarkesat, duke i dërguar në Stacionin e 16-të të Policisë Civile në Planaltina.