PR, Mediu: Më 2 mars të bashkohemi jo për Presidentin, por për Kushtetutën dhe ligjin!

Nga Fatmir Mediu.

Kushtetuta është marrëveshja që shqiptarët kanë bërë për t’i vënë kufi pushtetit dhe pushtetarëve, makutërisë dhe marrëzisë; është marrëveshja që mbron liritë dhe të drejtat, të drejtën e pronës, sigurinë për jetën.

Mbrojtja e Kushtetutës është detyrim për të gjithë qytetarët.

Në 2 mars, shqiptarët, demokratë, republikanë, socialistë, me dhe pa parti, bashkohen për jetën dhe lirinë e tyre, jo për Presidentin, jo për parti, por për Kushtetutën dhe ligjin, kundër shkatërrimit të shtetit nga Rilindja.