Kulmi i paradokseve 2: Rama flet në Moskë për Kosovën në krah të Baton Haxhiut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, se Shqipëria ka një qëndrim të qartë, që Serbia duhet të njohë sa më shpejt Kosovën.

Rama tha se kur flitet për Kosovën, ai dhe Shqipëria nuk kanë asnjë ndikim, ndërsa shtoi se vendi ynë është plotësisht në përputhje me SHBA-BE.

Kurse Lavrov deklaroi se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi.

Por sërish duke qëndruar te paradokset, kryeministri Edi Rama, i akuzuar nga media dhe politikanë në Shqipëri dhe Kosovë se është investuar në projektin e copëtimit të Kosovës, po fliste për këtë të fundit pavarësisht se ka marrë përsipër zemërimin e gjithë politikës kosovare.

Po ashtu për ironi, Rama shoqërohej në këtë takim me Lavrov nga Baton Haxhiu, gazetari kosovar, i akuzuar po ashtu nga politika dhe media në Shqipëri e Kosovë për investimin që ka bërë në çështjen e ndarjes së Kosovës.