Papa: I jam pranë të gjithë atyre që luftojnë koronavirusin

"Dëshiroj edhe një herë të shpreh afërsinë time ndaj pacientëve me koronavirus dhe punonjësve të shëndetësisë që i kurojnë të sëmurët, si dhe ndaj autoriteteve civile dhe të gjithë atyre që punojnë për të ndihmuar pacientet dhe për të ndalur përhapjen e infektimit”.

Papa Françesku tha kështu në fund të audiencës së përgjithshme mbajtur sot paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.