", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Lewandowski barazon rekordin e Ronaldos në Champions League

Robert Lewandowski ka barazuar rekordin e Ronaldos në Champions League.

Pas golit të shënuar për Bayern Munichun në fitoren 3-0 ndaj Chelseas në “Stamford Bridge”, sulmuesi polak arrin në shifrën e 11 golave në 7 ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke vendosur rekordin e tij më të mirë në një sezon të vetëm.

Lewandowski gjithashtu barazoi rekordin e Ronaldos me 9 gola të shënuar në transfertë në garën elitare europiane, rekord i vendosur në sezonin 2013-14.

Kujtojmë që Lewa e kryeson listën e golashënuesve këtë sezon në Ligën e Kampionëve me 11 gola, një më shumë se Erling Haaland i dyti.