Vritet me thikë një grua në mes të Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të Durrësit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se një grua është vrarë me thikë pranë pallatit të sportit në qytetin bregdetar.

Ende nuk ka shumë informacione në lidhje me ngjarjen.

Policia ka shkuar drejt vendngjarjes, ndërsa priten detaje të reja.