FOTO/ Shpallet fotografi nënujor më i mirë i vitit 2020

'Fotografi Nënujor i Vitit' shpalli fotografin më të mirë për foto të bëra nën sipërfaqen e oqeanit, liqeneve dhe lumenjve për vitin 2020.

 Më shumë se 5500 fotografi të bëra botës nënujore u ndanë në 13 kategori prej fotografëve të kësaj fushe nga 70 vende rreth e rrotull botës për çmimin e fotografisë më të bukur të vitit.

Greg Lecoeur fitoi çmimin "Underwater Photographer of the Year 2020" me "Frozen Mobile Home", ku tregohen foka që notojnë rrotull një aisbergu në Antarktidë.