FOTO/ Formacionet e mundshme, Lyon – Juventus, Sarri hedh në sulm...

Sot në mbrëmje në “Olympic Parc” do të luhet sfida mes Lyonit dhe Juventusit e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Champions League.

Këto dy skuadra janë takuar pesë herë gjatë historisë, ndërsa Juventusi ka statistika pozitive me katër fitore dhe një barazim.

Ekipi i Maurizio Sarrit llogaritet përsëri favorit edhe pse luan në transfertë, pasi vendasit kanë mungesa të shumta në formacionin titullar.

Vendasit do të luajnë me modulin e lojës 3-4-1-2, kurse Juventusi luan me skemën e zakonshme 4-3-3, shkruan Sportmediaset, raporton SYRI.net.

Në sulm pritet të luajë treshja, Ronaldo – Dybala – Cuadrado.

Formacionet e mundshme: