Vdiq nga gripi/ 45-vjeçari nga Skrapari kishte probleme prej vitesh

45- vjeçari Vjetor Alushi nga Skrapari, i cili u diagnostifikua me gripin AH1N1 dhe vdiq në Sanatorium në Tiranë, kishte probleme prej vitesh me shëndetin.

BalkanWeb raporton se pacienti fillimisht u dërgua dhe u mbajt për dy orë në spitalin e Beratit, por u konstatua se ai vuante nga diabeti dhe kishte probleme me zemrën.

45- vjeçari, baba i tre fëmijëve në fshatin Therepelë prej vitesh kishte kartelë mjekësore ku vizitohej vazhdimisht në spital për problemet që ka pasur.

Po ashtu konfirmohet se në Berat janë dhe 4 raste të tjera me AH1N1 por janë stabilizuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.