Infektohet nga koronavirusi fëmija i parë në Itali: një 4- vjeçare

Virusi në zonën më të prekur në Itali ka filluar të godasë moshat më të vogla. Një vajzë 4 vjeç nga Castiglione d’Adda – vatër shpërthimi së bashku me Codogo në Lombardi - ka rezultuar e infektuar nga koronavirusi.

Siç duket, infeksioni mund të ketë ndodhur në spitalin e Codogno, në ditët kur ishte shtruar 38-vjeçari që u konsiderua si “pacienti 1”, njofton Corriere della Sera.

Vajza, që është kapur nga një grip i lehtë, është mirë dhe mbahet e izoluar në shtëpinë e saj në fshatin Bassa.

Ky lajm nuk u konfirmua të mërkurën nga këshilltari për Mirëqënien i Lombardisë, Gulio Gallera: “Tani për tani nuk na rezulton”, tha ai në Rai3 .