Setien i sigurt: Ndeshjen e kthimit kualifikohet Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien është optimist për shpresat e klubit katalanas për tu kualifikuar në çerekfinale të Champions Leagues.

Sergio Busquets dhe Arturo Vidal do të mungojnë në ndeshjen e kthimit kundër Napolit që do të zhvillohet në “Camp Nou” pas tre javësh.

Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Napolit falë golit të shënuar pjesë e dytë nga Antoine Griezmann.

“Do të kërkojmë zgjidhje”, tha Setien, në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Ne kemi humbur disa lojtarë të rëndësishëm, por do të na kthehen dy të tjerë – Jordi Alba dhe Sergi Roberto. Ne duhet t’i shikojmë gjërat me optimizëm. Duhet të jemi optimistë dhe do të mendojmë pozitivisht”.

“Është një rezultat i mirë, duke marrë parasysh se do të zhvillojë edhe ndeshjen e kthimit në shtëpi”, tha ai.