Detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Rrëshen, çfarë thotë Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen, ku janë vrarë me armë motër e vëlla.

Policia bën me dije se pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri Vladjon Filopati dhe motra e tij Esmeralda Filopati.

Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen të Bashkisë Mirditë. Sipas policisë dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Koleci nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.  Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë  po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.