Gerard i thur elozhe sulmuesit shqiptar: Florian Kamberi është i jashtëzakonshëm

Steven Gerard thur elozhe për Florian Kamberin dhe konfirmon praninë e tij si titullar në fushë në sfidën e kthimit mes Bragës dhe Rangers për raundin e 1/16-ave të Europa League, që do të luhet këtë të mërkurë.

Florian Kamberi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare i transferuar nga Hibernian te Rangers në formë huazimi, shkëlqeu këtë fundjavë në sfidën ndaj St Johstone me një gol dhe 1 asist.

Unë desha të hidhja në fushë që nga fillimi të dielën, por sigurisht që kishte rrezikun që të luante gjithë ndeshjen dhe të mos ishte i freskët të mërkurën. Por kur kaluam në disavantazh më duhej të ndryshoja lojën dhe e aktivizova. Mendoj se ai ishte absolutisht i jashtëzakonshëm”, theksoi Steven Gerard.