Luftë me armë me policinë, ja kush është shqiptari i rrezikshëm që terrorizoi qytetin

Një shqiptar është arrestuar në Brindizi të Italisë, në akuzë për për ‘vrasje të mbetur në tentativë’, si edhe për goditje me armë ndaj policisë.

I ndaluari sipas medias italiane është Rigent Xhixha.

Ai u arrestua më 4 shkurt në qendër të qytetit, pas disa ditë ndjekje nga policia.

Xhixha u bë pjesë e një shkëmbimi zjarri me policinë më 30 qershor, ndërsa policia po e ndiqte në qytetin e Teramos.

Fillimisht ai doli nga makina dhe fillonte të qëllonte me armë zjarri, ndërsa më pas u pa të largohej.

Shqiptari u kap në apartamentin e tij në Brindizi, dhe gjatë kontrollit iu sekuestrua edhe arma, me të cilën ai qëlloi drejt policisë.