VIDEOLAJM/ Zëvendësministri me koronavirus mezi qëndron në konferencën për shtyp

Ky është momenti kur zëvendësministri i Shëndetësisë në Iran mezi qëndron në konferencën për shtyp.

Iraj Haririchi u diagnostikua me koronavirus, një ditë pasi doli në një konferencë për shtyp ky për ironi, insistoi se shpërthimi i virusit nuk është aq i keq sa druhen njerëzit.

Në Iran janë shënuar 15 vdekje nga koronavirusi dhe ekziston frika se shifrat e të prekurve janë shumë më të larta nga sa dalin zyrtarisht.

Regjimi ka refuzuar të vendosë karantinën në zonat e prekura.