BILD: Vrasësi i burrit të saj jeton në Shqipëri i pashqetësuar

Gazeta gjermane BILD i rikthehet vrasjes së një kamerieri 24-vjeçar në Lajpcig.

Historia e vrasjes së Emrah H. bëri bujë pasi policia kriminale gjermane i dërgoi bashkëshortes së viktimës gabimisht edhe emrin e autorit të krimit në qesen me materialet që i përkisnin të shoqit. Sonya K. nisi të hetonte vetë dhe zbuloi se vrasësi i të shoqit ishte një shqiptar. Ai njihet me emrin Andreas T.

Por BILD shkruan se ky nuk është emri i vërtetë i tij. Ai jetonte në Gjermani me dokumente të falsifikuar. Vrasësi i vërtetë quhet Mariglen M.

Ai e qëlloi për vdekje disa herë kamerierin e ri dhe u arratis. Sipas informacioneve të BILD, ai jeton në Shqipëri i patrazuar.

Vejusha e viktimës thotë se nuk e beson këtë gjë: “Si mund të ndodhë kjo në Gjermani? Si mund të regjistrohet dikush me një emër fals këtu dhe askush të mos e vërë re”.