Dënohet tifozi që hodhi pakon me acid te vila e Ibrahimovic

Një tifoz i Malmos në Itali është gjobitur me 300 euro për shkak se hodhi një pako me acid drejt portës së vilës ku jeton ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimovic.

“La Repubblica” raporton se ky shtetas ka vepruar i indinjuar nga mbështetja që Ibra i ka dhënë rivalëve të Malmos, Hamarbit, duke deklaruar kohë më parë se do të mbështeste financiarisht këtë skuadër.

Duke qenë se Ibrahimovic e ka nisur karrierën me Malmon, sjellja e tij favorizuese për rivalët e përjetshëm konsiderohet tradhti nga tifozët e skuadrës suedeze.

Kujtojmë që në Malmo disa kohë më parë, disa ultras të Malmos dëmtuan statujën e Ibrahimovicit në qytetin suedez.