Jep dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës

Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës Përparim Daiu.

Sipas News 24, vendimi ka ardhur për shkak të debateve brenda PS dhe jo për diskutimet mbi hapjen e Karantinës në Spitalin e Kavajës.

Vetë Daiu nuk i ka bërë të ditura arsyet e këtij vendimi, por Kavaja dhe spitali i këtij qyteti janë përfolur këto ditë si vende të mundshme për karantinë, nëse do ketë raste me koronavirus në Shqipëri.

Denoncimin e parë për këtë rast e bëri ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi do të shprehej se në Spitalin e Kavajës po ngrihej karantina për personat që mund të preken nga Koronavirusi. Ai e cilësoi një papërgjegjshmëri nga ana e qeverisë që karantina të ngrihet në një zonë shumë të populluar.

Sipas Bardhit, ka informacione lidhur me një urdhër që ka dhënë ministria e shëndetësisë për ta kthyer këtë spital në karantinë dhe se për këtë kanë nisur edhe përgatitjet. /Syri.net