Atentati ndaj prokurorit, nipi i deputetit socialist rekurs për masën e sigurisë

Redjan Rraja, i arrestuari i vetëm, në lidhje me atentatin e kryer në muajin nëntor ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho dhe shoferit Andi Maloku, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër masës së sigurisë ‘Arrest me burg’.

Por ky rekurs nuk mund të shqyrtohet, pasi në këtë moment Gjykata e Lartë funksionon vetëm me një gjyqtar, që është Ardian Dvorani.

Redjan Rraja është nipi i deputetit të Partisë Socialiste. Ndalimi i tij pas gjurmëve që u gjetën në një palë syze të gjetura në makinën që u përdor nga atentatorët.

Në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, u plagos dhe humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku,