Detajet/ Grabisnin natën me armë, familja shqiptare në pranga

Tre shqiptarë të akuzuar për grabitje dhe plagosje, u ndaluan këtë mëngjes nga karabinierët e stacionit policor të Terranova da Sibari, pasi gjykata kishte lëshuar një urdhër ndalimi ndaj tyre.

Hetimet ndaj hajdutëve shqiptarë nisën pas dy ankesave të paraqitura në tetor të vitit 2019, kur një makinë në zonë u ndalua në mënyrë të papritur nga një tjetër automjet, nga ku dolën katër persona të cilët në kërcënimin e armëve, detyruan drejtuesin e mjetit që të jepte paratë që kishte me vete.

Po këta persona, rrahën në Spezzano Albanese, një person në banesën e tij.

Identifikimi i autorëve të sulmeve u bë nga karabinierët falë rikonstruksionit të dy ngjarjeve si edhe falë një kontrolli të saktë të vendeve ku ndodhën sulmet.

Aurorët u identifikuan edhe në bazë të fotove që kanë realizuar viktimat.

Nga verifikimi rezultoi se autorët i përkisnin të njëjtës familje dhe funksiononin si grup i armatosur.