Hakim Ziyech zbulon personin që ndikoi në vendimin e tij për të firmosur me Chelsea-n

Hakim Ziyech në fund të sezonit do të largohet nga Ajax dhe karrierën e tij do ta vazhdojë te Chelsea.. 26 vjeçari firmosi një kontratë 5 vjeçare me “blutë e londrës”, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij evropiane.

Chelsea kishte konkurrentë të mëdha në garë për nënshkrimin me marokenin, por ata lëvizën shpejtë dhe arritën që të firmosnin. I pyetur nga gazetarët se si ndikoi Lampard në arritjen e marrëveshjes, Ziyech u përgjigj: ”Lampard kishte një rol të madh. Ne kemi pasur shumë kontakte gjatë dy javëve të fundit dhe ai më dha një ndjenjë të mirë dhe ky ishte çelësi i vendimit tim”.

26-vjeçari vuri në dukje edhe stilin e menaxherit anglez që e bindi të zgjidhte Londrën për të vazhduar karrierën.