Samsung pranon gabimin, të dhënat e 150 përdoruesëve nuk janë të sigurta

Nëse keni një telefon Samsung të dhënat tuaja persoanle mund të mos jenë të aq të sigurta sa mendoni ju.

Vetë kompania ka pranuar që ka publikuar informacionet e rreth 150 përdoruesëve, si pasojë e një gabimi teknik.

Një përfaqësues i Samsung tha për The Register: “ Një gabim teknik solli që një numër i vogël i përdoruesëve të kishte mundësinë për të aksesuar të dhënat e dikujt tjetër. Sapo e kuptuam problemin e bllokuam mundësinë e të futurit në dyqanin tonë deri sa u zgjidh.”

Pavarësisht se Samsung ende nuk ka publikuar shumë të dhëna rreth këtij incidenti, kompania konfirmoi që do të kontaktonte çdo përdorues të prekur.