Kroacia konfirmon rastin e parë me koronavirus

Zagreb – Kroacia ka konfirmuar rastin e parë në vend të infektimit me koronavirus të një pacienti që është shtruar në spitalin e Zagrebit. Lajmin e dha të martën Kryeministri Andrej Plenkovic, njofton Reuters.

“Pacienti është shtruar në klinikën e Zagrebit për sëmundjet infektive. Është një person në moshë të re dhe ka simptoma të lehta. Është futur në izolim dhe gjendja e tij është e mirë për momentin”, tha Plenkovic në një konferencë për shtyp.

Ministri i Shëndetësisë Vili Beros tha se pacienti kishte qënë në Milano nga data 19 deri në 21 shkurt.