Kokaina/ Del ashtu siç u parashikua analiza e Lefter Allës

Nuk ka zhgënjyer laboratori i policisë shkencore, që ka bërë analizat e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Ashtu edhe siç u paralajmëruar nga SYRI.net dhe mediat e tjera, analizat në gjak dhe urinë të Lefter Allës kanë dalë negative për substancën e kokainës.

ReportTV ka raportuar sot se analizat kanë dalë negative, duke hedhur poshtë akuzat se Alla merrte kokainë.

Por SYRI.net, e deklaroi që më herët se kokaina zhduket nga gjaku dhe urina, 48 orë pas përdorimit. E pikërisht kështu ka rezultuar edhe analiza e Laboratorit të Policisë Shkencore.

Kokaina ruhet për 90 ditë vetëm në flokë, por kjo analizë nuk pritet që të bëhet nga prokuroria jonë.

Për Lefter Allën AbcNews publikoi një video ku ai shikohej që po konsumonte kokainë. SPAK ka nisur një hetim në lidhje me këtë video dhe tani pritet që të merret një vendim se si do të shkojnë hetimet.