Kontrollet/ Trageti me 217 udhëtarë zbarkon në Vlorë, asnjë i dyshuar për koronavirus

 
217 persona kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në portin detar të Vlorës nga Brindizi i Italisë.

Pasagjerët i janë nënshtruar kontrolleve në portin detar për koronavirusin.

Mes udhëtarëve ka pasur dhe mjaft shtetas italianë.

Në kontrolle përfshihet termometrimi dhe intervistimi i çdo udhëtari, shkruan ora news.

Shefi i Epidemiologjisë Agron Bashllari konfirmon se dhe sot nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar.