ISHP: Vendosni maskë nëse dyshoni se jeni infektuar me koronavirus!

Instituti i Shëndetit Publik nxori sot udhëzimin e ri lidhur me koronavirusin: "Rekomandohet vendosja e maskës nëse dyshoni se mund të jeni të infektuar me koronvirus-in e ri. Ajo do t’ju ndihmojë në kufizimin e përhapjes së spërklave të pështymës. Nuk duhet të harroni të ndiqni masat kryesore të parandalimit të infeksionit nga koronavirusi."