Olsi Bylyku tregon sa ka kushtuar unaza për të dashurën dhe nuk e prisnim

Këtë të hënë aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ishte i ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Panit".

Fëmijët i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet dhe një prej ture e ka pyetur rreth unazës që i bëri surprizë të dashurës.

Olsi me shaka është shprehur se unazën e ka marrë falas, pasi i ka bërë reklamë argjendarisë.

Për më tepër nuk e prisnim por aktori as nuk qenka fejuar.

"Do ta them por mos ia thuaj njeriu. Unë as nuk jam martuar as nuk jam fejuar, por i mora një unazë për qejf, por se ne artistët kemi një metodë shumë të bukur. I bëjmë një foto argjendarisë e nxjerrim në Instagram, nuk paguajmë asnjë lek. E mora me reklamë", tha aktori.