Temperatura pranverore/ Ky është parashikimi i motit për të martën
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e martë.
Siç edhe shikohet, reshje shiu nuk do të ketë, ndërsa temperaturat do të jenë të denja për stinën e pranverës.
E martë, 25 Shkurt 2020. Parashikimi sipas IGJEUM.
RESHJET
Nesër (e martë, dt.25) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 18 °C
në vendet e ulëta: 5 / 18 °C
në vendet malore: 3 / 15 °C
ERA
Nesër (e martë, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.