Baloteli lëshon alarmin për koronavirusin: Mbyllini të gjitha deri sa të gjendet kura!

Në një moment kur Italia fqinje po kalon një situatë tepër të frikshme për shkak të përhapjes së koronavirusit të tmerrshëm, sulmuesi i Brescias, Mario Baloteli, ka shpërthyer ndaj autoriteteve italiane.

“Mbyllini stacionet, aeroportet dhe doganat, të paktën derisa të gjendet kura. Apo keni ndërmend ta bëni këtë gjë pasi të infektohemi të gjithë?”, deklaron sulmuesi.

Italia është paralizuar për shkak të përhapjes së koronavirusit. Deri tani janë infektuar 229 persona, ndërsa fatkeqësisht 7 qytetarë kanë humbur jetën.

4 ndeshje të javës së kaluar të kampionatit italian dhe disa takime të skuadrave kombëtare zinxhir të Italisë janë pezulluar nga Federata Italiane e Futbollit.