Cavani thyen heshtjen: Bëra mirë që qëndrova te PSG-ja

Edinson Cavani theu heshtjen e gjatë dhe foli për mungesën e transferimit tek Atletico e Madridit gjatë merkatos së janarit.

Sulmuesi uruguaian shënoi golin e 200-të me skuadrën parisiene në ndeshjen kundër Bordeaux.

Cavani, i cili është në kontratë me PSG-në deri më 30 qershor, nuk do të rinovojë dhe nga vera do të luajë në një ekip tjetër.

“Jam i kënaqur që qëndrova. Parisi më dha shumë. Unë jam këtu për të vazhduar aventurën time në Paris, jam i lumtur dhe krenar për këtë.

Nënshkrimi me Atleticon? I përket së kaluarës dhe ndonjëherë është mirë t’i lëmë këto gjëra pas. Ishte një muaj i veçantë dhe shumë i vështirë për mua”.