FOTO/ Tirana publikon çmimet e biletave për derbin me Partizanin

Klubi i Tiranës publikoi çmimet e biletave për derbin e së premtes kundër Partizanit, i cili do të zhvillohet në “Air Albania”.

Për natyrën që paraqet kjo përballje mes dy rivalëve të përjetshëm të futbollit shqiptar, pritet që të premten të ketë një numër të madh tifozësh.

Një biletë në tribunën VIP kushton 50 mijë lekë të vjetër.

Në tribunën ballore, një biletë shkon në 15 mijë lekë të vjetër, ndërsa në tribunat pas portave çmimi i një bilete shkon në 5 mijë lekë të vjetër.

Ky do të ballafaqimi i 156-të në historinë mes bardhebluve dhe të kuqve.

Kjo supersfidë do të luhet në “Air Albania”, ditën e premte, ora 19:00.