VIDEOLAJM/ Rrëqebulli sulmon trajnerin në cirk, terrorizohen fëmijët

Ky është momenti i tmerrshëm kur një mace e madhe shkakton panik në një cirk në Rusi.

Një rrëqebull sulmoi trajnerin e tij, pasi ai vetë po sillej në mënyrë të ashpër.

Në sfond dëgjohen fëmijët e terrorizuar nga kjo skenë. Disa prindër thanë se skena ishte e frikshme edhe sepse nuk kishte gardh mbrojtës.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë kërkuar një hetim për ngjarjen. Kurse cirku nuk ka bërë koment.