FOTO/ Taxh Mahal: Donald Trump viziton 'monumentin e dashurisë' në Agra
Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar monumentin historik Taxh Mahal në qytetin Indian Agra.
Kjo ishte ndalesa e dytë e Trump gjatë udhëtimit të gjatë 36-orësh, që ishte vizita e tij e parë zyrtare në Indi.
Ai arriti në këtë shtet herët në mëngjes, zbriti në shtetin Guajarat, ku u prit nga Kryeministri Narendra Modi.
Trump u prit me një ceremoni mirëseardhjeje plot ngjyra në Agra, përfshirë valltarë të veshura si palloj dhe kuaj.
Më pas Trump u nis për në Taxh Mahal, një mauzole mermeri e shekullit të 17, ndërtuar nga perandori mughal, Shah Jahan, në kujtim të mbretëreshës Mumtaz Mahal.