‘Duhet te ndalojnë sa më shpejt këtë represion’ reagon ‘Tirona Fanatics’: Policia po arreston pa prova

Një numër i konsiderueshëm stolash u thyen gjatë ndeshjes mes Kukësit dhe Tiranës. Për këtë Policia e Shtetit pati një reagim të fortë, duke arrestuar disa tifozë.

Policia pretendon se arrestimet janë bërë në bazë të pamjeve filmike, por në reagimin më të fundit në faqen e tyre në rrjetet sociale, tifogrupimi “Tirona Fanatics”, ka akuzuar se pjesëtarë të tyre po ndalohen padrejtësisht.

Sipas tifogrupit, edhe pse policia nuk ka pasur pamje filmike dhe fakte, sërish i ka ndaluar. Kështu, “Tirona Fanatics, bënë thirrje që këto arrestime të ndalen pasi në fund ata nuk janë kriminel, por ultras.