FOTO/ Rio nis paradën e karnavaleve
Rio de Zhanero nisi fundjavën që lamë pas karnavalet e përvitshme. Qyteti u mbush nga veshjet spektakolare, xixat, muzika dhe performancat e ndryshme gjatë paradës.
13 shkollat më të mira të sambas në qytet konkurronin për titullin e kampionëve të karnavaleve dhe secila kishte nga një orë për të mrekulluar spektatorët.
Qindra njerëz erdhën në Rio për të ndjekur eventin e jashtëzakonshëm dhe festimet 5 ditore.
Parada e parë e karnavaleve u mbajt në vitet 1640 në nder të Zotërave grekë të verës. Ndërsa në formën e sotme u mbajt për herë të parë në vitet 1840 dhe u ndikua shumë nga karnavalet italiane.
Karnavalet filluan të premten dhe do të mabrojnë të mërkurën. Ja disa nga veshjet më tërheqëse deri tani: