Prokuroria nis hetimet në lidhje me mesazhet zanore për koronarivusin

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me mesazhet zanore që kanë nisur të qarkullojnë prej 2 ditësh nëpër rrjete sociale.

Në një njoftim për mediat, prokuroria thotë se ka nisur hetimet për akuzën e dyshuar të ‘përhapjeve të lajmeve të rreme’.

Prokuroria kujton se përhapja e panikut është e dënueshme. Gjithashtu prokuroria kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.