Moskë, sulme policore në banesa dhe zyra për të identifikuar kinezët me koronavirus

Moska ka urdhëruar policinë të sulmojë hotele, apartamente dhe zyra në kërkim të kinezëve, për të ndaluar kështu përhapjen e koronavirusit, tregon Daily Mail.

Shoferëve të autobuzëve, metrove dhe tramit u është thënë të raportojnë nëse një pasagjer kinez hipën në to dhe t’i japë atyre një pyetësor. Pyetjet që ai përfshin kërkojnë të gjejnë arsyen e vizitës së tyre në Rusi dhe nëse kanë qënë në karantinë, para se të dilnin lirisht në qytet.

Kryebashkiaku i Moskës ka njoftuar gjithashtu se qyteti do të përdor kamera të sigurisë së lartë që njohin fytyrat, për tu siguruar që të ardhurit nga Kina kanë plotësuar periudhën e karantinës.

Shoferët e automjeteve të transportit publik kanë një grup të përbashkët Whatsapp-i, ku diskutojnë për rastet dhe kërkojnë këshilla.

“Sulme të tilla në banesa dhe zyra janë të pakëndshme, por është e nevojshme, jo vetëm për popullin rus por dhe për mbartësit e mundshëm të koronavirusit,” tha kryebashkiaku i Moskës, Major Sergei Sobayanin.