Tubimi i 2 Marsit/ Mediat ndërkombëtare zbarkojnë te 'Dëshmorët e Kombit': Do ketë transmetim live nga Tirana

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë nismës së ndërmarrë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka ftuar qytetarët që të bashkohen më 2 mars në një tubim në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kundër asaj që kreu i shtetit e quan "grush shteti".

Më shumë se 156 media dhe agjenci ndërkombëtare prestiogjoze, mes të cilave Associated Press, Euronews, Voice of America, Washington Post, Msn, New York Times, Wall Street Journal, Washington Times, Radio Kina, Russia Today, Miami Herald, etj., kanë raportuar për thirrjen e Metës që të gjithë qytetarët të mblidhen në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë i bëri thirrje popullit shqiptar të tubohen nê 2 mars kundër qeverisë së drejtuar nga mazhoranca e majtë, të cilën ai e akuzon për shkelje të Kushtetutës së vendit dhe për lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Ilir Meta tha në një konferencë për shtyp se shpreson që qytetarët të vijnë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në 2 mars. Ai tha se atë ditë ai planifikon të nënshkruajë dekretin e tij të parë kundër asaj që ai e cilëson si një grusht shteti”, raporton ndër të tjera Associated Press.

Mësohet se për pasqyrimin e saj do të ketë transmetime live nga Tirana, Zëri i Amerikës, Al Jazeera, Deutche Welle, Associated Press, Euronews, Reuters etj.